Pijet e gazuara të sheqerosura konsiderohen si ushqim jo i shëndetshëm, pasi përmbajnë përbërës të dyshimtë si aspartam, BPA dhe ngjyrues kimik karamel, të cilët mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Ekspertët theksojnë se sipërfaqet e kanaçeve shpesh mund të kenë gjurmë fekalesh dhe baktere të dëmshme, të cilat vijnë nga duart e palara të njerëzve ose nga kontaktet me mjedisin. Megjithatë, në temperatura të ftohta këto baktere nuk jetojnë gjatë.
Për të mbrojtur sigurinë tuaj, rekomandohet që kanaçet e blera të shpëlahen para hapjes ose që pija të hidhet direkt në një gotë.

AgroWeb.org sugjeron shmangien e konsumit të rregullt të pijeve të gazuara dhe përdorimin e alternativave më të shëndetshme, si uji mineral i aromatizuar natyralisht me fruta ose bimë stinore, si limon, portokall, luleshtrydhe, boronica, trangull, rozmarinë apo mente. Kjo i jep ujit shije natyrale pa kimikate të dëmshme.




