Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Hoffenheimit 4-2 ndaj Heidenheimit në Bundesliga. Ylli dardan shënoi dhe asistoi në këtë ndeshje.
Asllani asistoi fillimisht për Alexander Prass në minutën e 26-të dhe më pas shënoi golin për 3-0 në pjesën e parë, duke regjistruar golin e tetë në Bundesliga këtë sezon, me gjithsej pesë asistime. Për vendasit shënoi Luca Kerber (63’ dhe 84’), ndërsa Tim Lemperle shënoi për 4-1 në minutën e 78-të.
Dy kosovarë të tjerë, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, nisën ndeshjen për Hoffenheimin; Avdullahu përfundoi lojën, ndërsa Hajdari u zëvendësua në minutën e 77-të. Asllani u largua nga fusha në minutën e 88-të.
Me këtë fitore, Hoffenheimi ngjitet në vendin e tretë me 49 pikë, po aq sa Stuttgarti në vendin e katërt, ndërsa Dortmund është i dyti me 52 pikë dhe Bayern Muncheni kryeson me 66 pikë.




