Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka deklaruar se Kosova ka mundësinë që këtë pranverë të largohet nga pushteti i Albin Kurtit dhe sloganeve “Krejt dhe drejt” përmes zgjedhjeve të reja.
Në një postim në Facebook, Hamiti kritikoi qeverisjen e pesë viteve të fundit, duke përmendur stagnimin ekonomik, paralizën e institucioneve dhe demagogjinë qeveritare. Ai gjithashtu theksoi sanksionet e BE-së dhe korrupsionin masiv si pasoja të pushtetit aktual.
Hamiti nënvizoi se largimi i Kurtit dhe mendësisë absolutiste mund të ndodhë vetëm në mënyrë demokratike, përmes votës së qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një mundësi historike për qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e treta nacionale brenda 14 muajsh.




