Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar mësuesit me rastin e Ditës së Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e tyre në edukimin e brezave dhe ruajtjen e frymës kombëtare.
Ai theksoi se mësuesit kanë qenë gjithmonë shtylla kryesore e formimit të brezave dhe frymëzimit për liri, duke përmendur mësonjëtorën e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, si një simbol të rëndësisë së arsimit për të ardhmen.
Haradinaj nënvizoi se mësuesit meritojnë respekt dhe trajtim dinjitoz nga shoqëria dhe shteti çdo ditë, dhe shprehu mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre në arsim.




