Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se edhe nëse Gjykata vendos për një masë të përkohshme lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, kjo nuk do të ndikojë në afatet kushtetuese për zgjedhjet.
Hasani shpjegoi se një masë e tillë do të lidhej vetëm me dekretin e presidentes dhe jo me punën e Kuvendit, duke lejuar institucionin legjislativ të vazhdojë aktivitetin e tij derisa të merret vendimi përfundimtar.
Ai shtoi se dyshon që Kushtetuesja do të vendosë një masë të përkohshme, gjë që do të lejonte zgjedhjet të mbaheshin sipas marrëveshjes së arritur midis partive politike dhe presidentes.
Sipas Hasanit, kurdo që të merret vendimi përfundimtar, Gjykata do të marrë vendimin për dekretin, duke mbrojtur themelet e sistemit kushtetues, ndërsa fate të konsultimeve dhe vetë zgjedhjeve do të varen nga ky vendim.




