Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë mësimdhënësit, të cilët çdo ditë mbajnë gjallë misionin fisnik të dhënies së dijes.
“Në duart e tyre fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes, qytetarisë dhe së ardhmes së vendit. Me përkushtimin e përditshëm, mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën tonë,” tha Haxhiu.




