Inspektorati i Punës ka gjobitur gjatë këtij viti gjithsej 121 subjekte juridike për shkelje të legjislacionit të punës.
Sipas këtij institucioni, të dhënat nga inspektimet në terren tregojnë edhe një rënie të numrit të punëtorëve të padeklaruar.
“Gjithsej janë gjobitur 121 subjekte juridike. Sipas të dhënave nga inspektimet, është vërejtur rënie e evidentimit të punëtorëve informalë”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Punës.




