Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë për zvarritjen e procesit të zgjedhjes së presidentit, duke thënë se takimet e kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës kanë qenë vetëm formale dhe pa qëllim për arritjen e një marrëveshjeje.
Sipas saj, mungesa e një kandidati konkret dhe takimet e ndara me përfaqësues të opozitës tregojnë se nuk ka pasur vullnet për zgjedhjen e presidentit, por vetëm zvarritje të procesit.
Kadrijaj e vlerësoi pozitivisht edhe dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.
Ajo shtoi se kryeministri, duke pasur shumicën në Kuvend, mund të kishte arritur konsensus për zgjedhjen e një presidenti të pranueshëm për të gjitha palët.




