Kombëtarja e vajzave e Shqipërisë ka pësuar humbje 1-5 ndaj Çekisë në ndeshjen e dytë të kualifikueseve për Botërorin Brazil 2027.
Gol i vetëm për Shqipërinë u shënua nga Malishevasja, Fortesa Berisha, duke dhënë një moment pozitiv për skuadrën kuqezi në një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë.
Pas këtij takimi, skuadra shqiptare do të përqendrohet në përgatitjet për sfidat e ardhshme në grup për të mbajtur shpresat për kualifikim.




