Shefja e stafit të Presidentes, Learta Hollaj, ka deklaruar se Presidenca nuk ka penguar procesin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ajo tha se presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet publikisht qytetarëve për të sqaruar të gjitha detajet lidhur me situatën politike dhe zhvillimet e fundit.
“Ne nuk jemi ata që kemi penguar zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo nuk ka të bëjë fare me një betejë personale”, tha Hollaj gjatë një interviste televizive.
Sipas saj, duhet të shtrohet pyetja se çfarë përfiton presidentja nga zgjedhjet e reja, duke shtuar se në realitet ajo nuk fiton asgjë nga kjo situatë.
Nga Presidenca theksohet se procesi është institucional dhe se çdo veprim i presidentes do të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të qytetarëve./EO/




