Komisioni i Garave ka bërë të ditur se të martën, më 10 mars 2026, në ora 13:00, do të zhvillohet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në ambientet e FFK-së.
Në këtë fazë të kompeticionit kanë kaluar katër ekipe: Ballkani, Llapi, Dukagjini dhe Ferizaj.
Ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, për të përcaktuar finalistët e këtij sezoni.//sinjali//




