Në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit kosovar, Drenica dhe Dukagjini barazuan 2:2. Dukagjini kaloi i pari në epërsi me golin e Mërgim Pefqelit nga penalltia, por Drenica barazoi me Kreshnik Ukën. Në pjesën e dytë, Hekuran Berisha riktheu Dukagjinin në avantazh, ndërsa Genc Hamiti barazoi sërish për Drenicën.
Pas kësaj xhiroje, Drita kryeson tabelën, ndërsa Drenica vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit.




