Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me transferimin e 24 hektarëve tokë për Manastiri i Deçanit.
Haradinaj tha se nëse deklarata e Rashiqit rezulton e vërtetë dhe nuk demantohet nga kryeministri Albin Kurti, atëherë situata është shumë serioze.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh se nëse Kurti nuk e mohon këtë deklaratë, atëherë sipas tij kjo përbën më shumë se tradhti kombëtare.




