Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar se tema e këtij viti është “Të Drejta. Drejtësi. Veprim.” Ai ka vënë në dukje se në Kosovë po fuqizohen gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe mekanizmave të mbrojtjes kundër dhunës me bazë gjinore.
Kurti theksoi se mbi 12 mijë gra kanë përfituar mbështetje konkrete dhe se barazia nuk duhet të mbetet vetëm premtim ligjor, por të realizohet në jetën e përditshme. Ai përfundoi mesazhin duke riafirmuar se barazia është përgjegjësi dhe punë e përbashkët për gjithë shoqërinë.




