Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e minoriteteve, Emilia Rexhepi, ka thënë se shkuarja në zgjedhje për shkak të mosdakordimit për postin e presidentit/es do të ishte shumë e kushtueshme dhe maltretuese për qytetarët e Kosovës.
Rexhepi, në një intervistë për “Info Magazine” të Klan Kosovës, tha se gjithçka mund të zgjidhej me një vendim nga Gjykata, që do të hapte mundësinë për formimin e institucioneve. Ajo shtoi se ka pasur diskutime me presidenten për datën e mundshme të zgjedhjeve, që duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit.
Ajo theksoi se ishte e shpresuar për një kompromis mes partive kryesore, VV dhe PDK, me mbështetje nga minoritetet, por kjo nuk ka ndodhur. Rexhepi apeloi që të respektohet Kushtetuta dhe të formohen sa më parë institucionet.




