Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e barazisë dhe drejtësisë për vajzat dhe gratë në Kosovë. Në një postim në Facebook, Sveçla vuri në pah se gratë dhe vajzat janë faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit të vendit, duke u angazhuar në institucione të sigurisë dhe Policinë e Kosovës.
Ai riafirmoi përkushtimin për të rritur pjesëmarrjen e grave në sferën publike dhe për të garantuar sigurinë e tyre, duke falënderuar kontributin e tyre në çdo fushë të jetës shoqërore.




