Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas theksoi rëndësinë e rolit të grave në ndërtimin e paqes dhe forcimin e demokracisë.
Ajo deklaroi se historia e Kosovës tregon se gratë kanë qenë pjesë kyçe në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë, duke theksuar se proceset e paqes dhe sistemet e sigurisë nuk mund të jenë të qëndrueshme pa pjesëmarrjen e tyre.
Osmani, e cila është fituese e çmimit “Women for Peace and Security 2025” nga NATO Parliamentary Assembly, tha se kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen më të forta dhe më të drejta.




