Zyrtari nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar mbi debatin për mandatin e lirë të deputetëve dhe procesin e zgjedhjes së presidentit në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Zulfaj ka theksuar se vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte urdhëruar deputetët të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë, pavarësisht lirisë së mandatit të tyre.
Ai shtoi se i njëjti standard duhet të aplikohet edhe në situatën aktuale. “Nëse Gjykata nuk vendos që seanca të vazhdojë dhe nuk i urdhëron deputetët të votojnë ‘për’, ‘kundër’ apo ‘abstenim’, vendimet e saj rrezikojnë të humbin peshën dhe autoritetin,” shkroi Zulfaj.
Deklarata e tij vjen ndërsa Kosova po përballet me ngërç politik në zgjedhjen e presidentit, duke shtuar debatet rreth kompetencave të institucioneve dhe përgjegjësive të deputetëve




