Ramush Haradinaj, kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se Ardian Gjini do të jetë kandidati i partisë për kryeministër.
Haradinaj tha për T7 se Gjini do të prijë listën e AAK-së, ndërsa edhe vetë ai do të jetë pjesë e listës për deputetë.
“Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë, po e them Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, u shpreh Haradinaj, duke konfirmuar strategjinë e partisë për zgjedhjet e ardhshme.




