Deputeti Artan Behrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas deklaratës së Nenad Rašićit, që tha se Kurti kërkoi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e tokës te Manastiri i Deçanit. Behrami e akuzoi Kurtin për “koncesione shkatërruese për Kosovën” kur bëhet fjalë për minoritetin serb.
Deklarata e Rashiqit për tokën shkaktoi reagime, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, mohoi lidhjen mes kthimit të tokës dhe kërkesës për vizitën e Patriarkut Porfirije.




