Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Besart Jasharin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti e ka uruar Jasharin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që e presin në këtë pozitë.




