Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka theksuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të shqyrtojë urgjentisht dekretin e Vjosa Osmani dhe të vendosë, nëse është e nevojshme, një masë të përkohshme për të shmangur një krizë institucionale më të thellë.
Ai shpjegon se paqartësitë kushtetuese aktuale e bëjnë të domosdoshme veprimin e shpejtë të gjykatës dhe paralajmëron se vonesat mund të çojnë në një cikël të kontestuar institucional, duke minuar besimin e qytetarëve dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Cakolli shton se zgjedhjet në këtë moment do të ishin opsioni më i pafavorshëm për vendin, ndërsa presidentja, ligjërisht, mund të caktojë datën e tyre nëse gjykata nuk vendos brenda pak ditëve për masën e përkohshme, për të ruajtur sigurinë juridike dhe funksionimin normal të institucioneve.




