Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar sot nga Shqipëria për në Kosovë, të dyshuar për veprat penale “kultivim i lëndëve narkotike” dhe “vjedhje e rëndë”.
Të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pas kërkesës së INTERPOL-it dhe letrës së rreshtimit ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimet u realizuan në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pas dorëzimit, të dyshuarit iu dorëzuan njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës dhe Prizrenit.




