Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se është rikthyer qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare në Jarinjë, pas përfundimit të punimeve nga kompania serbe e mirëmbajtjes së rrugëve.
Kolona e automjeteve kishte arritur gjatësi prej 1.5 km dhe pritja ishte rreth dy orë, ndërsa bllokimi zgjati afërsisht dy orë.




