Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai ka tendenca për të instaluar një sistem totalitar në Kosovë.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musliu deklaroi se mënyra se si Kurti ka manipuluar skenën politike dhe ka kapur pushtetin tregon për një qasje totalitare.
“E përshëndes çdo herë shkuarjen në zgjedhje, jo unë, por PDK-ja, përpara instalimit të një sistemi totalitar në Kosovë. Tendencat e Albin Kurtit janë të qarta dhe duhet t’i ndihmojmë qytetarët ta kuptojnë këtë,” tha Musliu.
Ajo gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen, duke theksuar se puna e tyre më e dukshme është propaganda dhe bllokada politike.




