Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar se po vazhdon monitorimin intensiv të tregut të derivateve të naftës për të siguruar zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve.
Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës në tregun vendor varion nga 1.39 deri në 1.55 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.27 deri në 1.32 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi mesatar i importit raportohet të jetë rreth 1.40 euro për litër për naftë dhe 1.14 euro për litër për benzinë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe se do të ndërmerren masa ndaj çdo parregullsie të mundshme në treg.




