Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar për monitorimin e tregut të derivateve të naftës pas shtrejnimit të vazhdueshëm.
Sipas të dhënave, çmimi mesatar i importit më 7 mars 2026 ishte 1.40 €/litër për naftë (dizel) dhe 1.14 €/litër për benzinë.
Në tregun vendor, çmimet për konsumatorët variojnë nga 1.39 deri në 1.55 €/litër për dizel dhe nga 1.27 deri në 1.32 €/litër për benzinë.
Marzha maksimale e lejuar është 2 centë/litër për shitje me shumicë dhe 12 centë/litër për shitje me pakicë.




