Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar një takim me Evamari Laaksonen, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, ku kanë diskutuar mbi qeverisjen lokale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Krasniqi ka theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të komunave, shkëmbimit të përvojave dhe ndërtimit të partneriteteve me komunat finlandeze. Diskutimet përfshinë fusha si menaxhimi i mbeturinave, përballimi i situatave emergjente dhe mbështetja e programeve që rrisin performancën dhe transparencën në nivel lokal.
Ai shtoi se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një shtyllë kyçe për zhvillimin dhe fuqizimin e qeverisjes lokale në Kosovë.




