Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të jap shumë shpjegime lidhur me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili dje tha se Kurti kishte vendosur t’i jepte Manastirit të Deçanit 24 hektarë “për hatër të tij”, raporton Ekonomia Online.
Kurti theksoi se për këtë çështje është dhënë shpjegim nga vetë ministri Rashiq dhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
“Ka folur tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaruar edhe ministri”, tha Kurti, ndërsa po ngutej të futej në veturë pas pjesëmarrjes në një aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.




