Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka njoftuar se gjyqtari serb Radomir Laban kërkoi të përjashtohej nga vendimmarrja për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani mbi shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por kërkesa e tij u refuzua njëzëri.
Vendimi përkohës i gjykatës ndalon çdo veprim të presidentes dhe Kuvendit deri më 31 mars 2026.
Kërkesa e gjyqtarit Laban u përfshi në diskutime pas kritikave që presidentja Osmani kishte bërë lidhur me veprimtarinë e tij gjatë vitit 2025.




