Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për kërkesën për zgjedhje të reja, duke theksuar se ai duhet të shpjegojë pse kërkon zgjedhje edhe pasi ka marrë 51% të votave.
Lushaku-Sadriu tha se Kurti nuk është i gatshëm për kompromis dhe po kërkon zgjedhje të reja pa arsyetim, duke akuzuar atë se është i paaftë për të bërë një politikë të arsyeshme dhe të drejtë për qytetarët, të cilët e besuan për të qeverisur.




