Skuadra e Malishevës ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.
Kryetrajneri Elon Berisha do të ketë në dispozicion futbollistët e përzgjedhur për këtë përballje të rëndësishme, ku Malisheva synon rezultat pozitiv para tifozëve të saj.
Megjithatë, ekipi nuk do të jetë i plotë për këtë ndeshje. Futbollistët Dreni Kryeziu dhe Flamur Gashi do të mungojnë për shkak të lëndimeve.
Ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës zhvillohet sot dhe është pjesë e xhiros së 23-të të elitës së futbollit kosovar.




