Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Ai e ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje nëse tani mendon se Kushtetuesja është “e kapur nga opozita.”
Në një postim në Facebook, Mustafa ka përmendur edhe gjyqtarin Radomir Llaban, duke pyetur VV-në nëse ai është ende një rrezik për sigurinë kombëtare, dhe a është tani që po i pëlqen vendimi, Gjykata Kushtetuese “krejt në rregull.”




