Anëtarja e Lëvizjës Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të dërgohet në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, i shpallur nga presidentja Vjosa Osmani.
Nagavci tha se aktualisht janë në përfundim të përgatitjes së dokumenteve dhe se dërgimi i tyre në Kushtetuese pritet të bëhet gjatë ditës.
“Jemi në finalizim të shkresave, sot gjatë ditës e dërgojmë… një është dërgu vetëm tashmë”, ka deklaruar ajo për Kallxo.com.
Presidentja Osmani të premten ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Ky zhvillim erdhi pasi në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes në mbrëmje, të mbajtur pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi kishte ndërprerë procesin e votimit për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.




