Pas një pauze prej gati 20 vitesh, Kroacia ka rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili do të zgjasë dy muaj. Ushtarët do të stërviten në tri kazerma në Knin, Slunj dhe Pozhegë.
Në grupin e parë të rekrutëve janë 800 të rinj që kanë mbushur ose janë më të vjetër se 18 vjeç, dhe do të kalojnë stërvitjen e detyrueshme ushtarake. Gjatë stërvitjes, ata do të paguhen me rreth 1,100 euro neto dhe do të njihet si shërbim dymujor.
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte hequr në vitin 2007, dhe tashmë po kthehet me planin që deri në 4,000 rekrutë do të thirren çdo vit në Forcat e Armatosura Kroate. Pas përfundimit të stërvitjes, rekrutët mund të zgjedhin të bashkohen me ushtrinë profesionale.




