Sigal Prishtina mbrëm ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Bora me rezultat 77:72 në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja u vendos në momentet e fundit, me Deondre Burns që shënoi 27 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime për Prishtinën, ndërsa Shaquan Jules ishte më i dalluari te Bora me 14 pikë dhe 4 kërcime.
Fitore e këtij ekipi ndërpret serinë prej pesë humbjesh dhe ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë, ndërsa Bora mbetet në vendin e tretë.




