Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se Kosova pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi çështjet e lindura nga moszgjedhja e presidentit.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka theksuar se kushtetutshmëria duhet të mbetet mbi çdo përplasje politike dhe se vendimi i Kushtetueses do të japë fund situatës aktuale, e cila sipas saj është e mbushur me polemika.
“Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese – kushtetutshmëria është e shenjtë dhe do t’i japë fund kësaj amullie përplot polemika, kësaj radhe mes Osmanit dhe Kurtit”, ka shkruar Tahiri.




