Avokati Tomë Gashi ka kritikuar deklaratat e deputetes Adriana Matoshi në lidhje me presidenten Vjosa Osmani, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme për komunikim publik.
Në emisionin “Kosova Live” në T7, Gashi tha se mënyra se si është zhvilluar debati publik nuk është në nivelin e duhur për një çështje politike.
Ai përdori edhe një krahasim ironik për të përshkruar situatën.
“Është si me shku në një kanagjegj e me u ly me kanë, pastaj me folë kundër nuses,” u shpreh ai.
Sipas Gashit, deklarata të tilla nuk përfaqësojnë një debat serioz politik dhe nuk duhet të bëhen në rrjete sociale apo në paraqitje televizive.
“Nuk janë këto deklarata që thuhen në rrjete sociale apo para televizioneve. Nuk është serioze – është muhabet për kafe,” shtoi ai.




