Me rastin e festave të 5, 6 dhe 7 marsit, në Malishevë u organizua një turnir futbolli ku mori pjesë edhe ekipi i Gjimnazit Hamdi Berisha.
Ekipi i gjimnazit arriti të zinte vendin e dytë, duke fituar medalje dhe mirënjohje për performancën e tij.
Shkolla i uron suksese të mëtejshme ekipit dhe profesorëve që angazhohen në zhvillimin e sportit ndër nxënës.




