Kërkimet për të moshuarin Alush Kastrati, 80 vjeç, i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë intensivisht në Rahovec.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës dhe komunën e Rahovecit, po drejton operacionin për gjetjen e të moshuarit.
Sipas njoftimit të ShKKS-së, që nga momenti i marrjes së lajmit janë angazhuar departamenti i këmbësorisë dhe ekipi i dronistëve, duke punuar edhe gjatë natës. Operacioni ka rifilluar në mëngjesin e sotëm dhe vazhdon edhe tani.
Policia ka bërë thirrje publike për qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e Kastratit të kontaktojnë në numrin 192 ose të raportojnë në stacionin më të afërt.




