Futbollisti kosovar Bujar Pllana është bërë zyrtarisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.
Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili më parë kishte luajtur për grupmoshat e Kombëtares së Kosovës, ka vendosur të ndryshojë përfaqësuesen. Ky ndryshim është miratuar nga FIFA, pasi lojtari nuk kishte zhvilluar ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës.
Nga tani e tutje, Pllana do të mbrojë ngjyrat kuqezi dhe pritet të jetë pjesë e planeve të trajnerit Sylvinho në përfaqësuesen shqiptare.
Pllana më parë ka luajtur në Superligën e Kosovës për skuadrat Trepça ’89, Feronikeli ’74 dhe FC Prishtina, ndërsa aktualisht është pjesë e klubit polak Lechia Gdańsk. ⚽




