Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po kontrollon intensisht tregun e derivateve të naftës, në kuadër të zbatimit të vendimit të 4 marsit 2026 për rregullimin e çmimeve dhe masat mbrojtëse për konsumatorët.
Sipas të dhënave të Doganës, çmimi mesatar i importit më 9 mars 2026 ishte 1.44 €/litër për naftë dhe 1.17 €/litër për benzinë. Çmimet në pikat e shitjes aktualisht janë:
Nafta: 1.44 – 1.55 €/litër
Benzina: 1.26 – 1.31 €/litër
Marzha tregtare maksimale është 0.02 €/litër për shumicë dhe 0.12 €/litër për pakicë. Autoritetet do të veprojnë ndaj çdo parregullsie sipas ligjit dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim.




