Më 9 mars 2026, pas një pune intensive nga njësiti policor i urdhëresave të Stacionit Policor të Prizrenit, është realizuar urdhër-arresti ndaj të dënuarit M.V., 56 vjeç, nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren.
Pas shumë kërkimeve për arrestim, i njëjti është vetëdorëzuar në polici dhe më pas është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë për vuajtjen e dënimit me burg.
I dënuari ka qenë në kërkim dhe ka marrë gjithsej 5 vite e 500 ditë burg efektiv, me vendime të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke u llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Sipas autoriteteve, ai është dënuar për veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes pa autorizim të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të KPRK-së.




