Lajmi:
Doruntina Maloku ka reaguar ashpër pasi emri i babait të saj, Enver Maloku, është përdorur në një postim që ajo e cilësoi si propagandistik.
Ajo tha se manipulimi me emrat e personave që nuk jetojnë më për të ndërtuar narrativa politike është një nga format më të rënda të propagandës dhe një shkelje e normave elementare njerëzore.
“Në reagimin e saj në Facebook, Maloku theksoi se përdorimi i figurës së babait të saj për të mbështetur qëndrime politike është moralisht i dënueshëm dhe përbën një fyerje të drejtpërdrejtë ndaj figurës së tij.
Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të ndalojnë menjëherë këtë manipulim dhe të largojnë emrin dhe fotografinë e Enver Maloku nga çdo postim propagandistik.
“Enver Maloku nuk është një emër për postime apo grafika propagandistike. Ai është Hero i Kosovës dhe kujtimi i tij meriton dinjitet dhe respekt”, ka shkruar ajo.




