Deputeti i Partis Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar përplasjet e fundit politike ndërmjet kampit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Duke folur në T7, Hoxhaj tha se sulmet personale që po ndodhin së fundmi tregojnë në thelb se kush e ka udhëhequr vendin gjatë viteve të fundit.
“Sullmet personale që kanë nisur, në thelb tregojnë se kush e ka udhëhequr vendin në gjashtë vitet e fundit. Këtu s’kemi të bëjmë vetëm me raport, por me një sistem politik dhe formë të menduarit”, ka thënë Hoxhaj.
Ai shtoi se qëndrimet e tij të mëhershme për këtë raport politik kanë qenë të drejta, duke e quajtur atë “boshti i së keqes”.
“S’kanë pasur rezultat konkret në politikë të brendshme, ndërsa në politikë të jashtme kanë pasur dështime masive. S’kanë pasur ide se në çfarë forme duhet ta përkrahin Kosovën. Koalicioni i shpresës së vitit 2021 është treguar një bosht i së keqes”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.




