Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, është përfshirë dyshimet në një incident ku një person ka mbetur i plagosur në Skenderaj.
Pas marrjes së informatave nga Policia e Kosovës, institucioni ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme, duke e suspenduar zyrtarin nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse.
Shërbimi Korrektues thekson përkushtimin e tij ndaj respektimit të ligjit dhe standardeve profesionale dhe deklaron se do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.




