Në Rahovec janë gjetur eshtra të një personi që dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë, ndërsa mbetjet për tre individë të tjerë po presin procesin e identifikimit.
Gërmimet në disa lokacione kanë rritur shpresat e familjarëve për rikuperimin e të zhdukurve.
Ndërkohë, në Serbi kërkimet për personat e zhdukur ende nuk kanë rifilluar, megjithëse në Kosovë për këtë vit janë planifikuar më shumë se 30 kërkime.




