Me vetëm shtatë gjyqtarë në përbërje nga nëntë sa parashihen me ligj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës po përballet me rrezikun e paralizimit të funksionimit, pasi pesë gjyqtarë përfundojnë mandatin vitin e ardhshëm.
Ekspertët, përfshirë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Anton Nrecaj nga CLARD, paralajmërojnë se mungesa e kuorumit mund të ndalojë punën e gjykatës, duke penguar trajtimin e rasteve dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Procesi për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj mund të zgjasë muaj, duke përfshirë shqyrtimin nga komisionet e Kuvendit dhe votimin nga deputetët, me dekretim përfundimtar nga presidenti. Vendimet e Kushtetueses kanë qenë vendimtare për tejkalimin e krizave politike në Kosovë.




