Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë “gënjeshtare”.
Reagimi erdhi pas deklaratës së Osmanit se administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka qenë më pro-Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
Në një postim në platformën X, Grenell kundërshtoi këtë deklaratë dhe kritikoi edhe qeverisjen aktuale në Kosovë, duke shkruar:
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani kanë qenë katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë. Ajo thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike.”




