Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u takua me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga vajza të përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”, për të diskutuar mbi botën e diplomacisë dhe lidershipit.
Në një postim, Haxhiu tha se ishte kënaqësi të bisedonte me vajzat e talentuara, t’u përgjigjej pyetjeve për sfidat dhe përvojat e saj politike dhe të dëgjonte idetë dhe aspiratat e tyre për të ardhmen.
Ajo shtoi se iniciativa të tilla inkurajojnë vajzat të besojnë në potencialin e tyre dhe të shohin lidershipin si një mundësi për të kontribuar në shoqëri.




